Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës fillore së djegur në fshatin Dajac të Rozhajës në Mal të Zi.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ministri Besnik Bislimi ka vendosur për këtë mbështetje financiare pas kontakteve me autoritetet lokale dhe komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
“Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.