×
  • Lajme
  • Botë

    Protestat e dhunshme në SHBA, Trump futet në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 11:04

    Presidenti amerikan, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes, derisa protestuesit ishin duke u përleshur me policinë dhe me agjentët sekret jashtë ndërtesës.


    Gazeta prestigjioze amerikane, New York Times, ka raportuar të dielën se presidenti u dërgua në bunker ndërsa demonstruesit tërhoqën barrikada metalike nga portat e Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes. Sipas CNN, ai mbeti atje për rreth një orë para se të kthehej në vendbanimin e tij.

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk u përgjigjën ndaj raportimeve të tillat, ndërsa “The Hill” shkruan se Shërbimi Sekret nuk kanë folur rreth kësaj për shkak të shqetësimeve operacionale, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti Trump, e kishte akuzuar kryetaren e Washingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

    Bowser, megjithatë i kishte reaguar presidentit duke thënë se ajo qëndronte me protestuesit dhe bënte thirrje për drejtësi pas vdekjes së Floyd.

    Protestat që kanë kapluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shpërthyer gjatë fundjavës, pas vrasjes së George Floyd, nga policia në Minneapolis.

    Pamjet e deritanishme në media të arrestimit të Floydit treguan se ai u përgjërua për jetën e tij ndërsa një oficer i policisë ia kishte vendosur gjurin në qafë për disa minuta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!