×
  • Lajme
  • Botë

    Dy të vrarë dhe një polic i plagosur pas të shtënave në SHBA

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 17:26

    Dy persona kanë vdekur dhe një pjesëtar i policisë është plagosur gjatë të shtënave në Iowa.


    Zyrtarët e policisë në Davenport, në Iowa, u zunë në pritë nga protestuesit e dhunshëm gjatë natës, thanë autoritetet në një konferencë shtypi në mëngjes.

    Shefi i policisë së Davenport, Paul Sikorski tha që tre oficerë ishin duke patrulluar qytetin kur u zunë në pritë dhe u sulmuan, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

    Sikorski tha që automjetet e policisë u goditën dhe një oficer u plagos. Sikorski nuk e dinte gjendjen e oficerit por tha që shpreson se është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Policia ka arrestuar disa persona në një makinë që u largua nga ajo skenë, tha ai.

    Sikorski tha që policia iu përgjigj dhjetëra incidenteve në qytet, duke përfshirë edhe të shtënat e fundit. Ai tha se gjithsej katër persona u qëlluan dhe dy njerëz kishin vdekur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!