I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës ka treguar prioritetet e qeverisë së tij nëse votohet nga deputetët.
Ai tha se qeveria e tij do të ketë dy prioritete: luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, shkruan Reporteri.net.
Pas kësaj pandemie, tha Hoti, qeveria do të ketë edhe disa prioritete për periudhën 2020-2023.
Ai tha se ato do të jenë avancimi i demokracisë, veçmas lufta kundër korripsionit, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territori. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.