×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionohet situata jashtë Kuvendit gjatë fjalimit të Thaçit, ndërhynë edhe Policia

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 16:33

    Presidenti Thaçi i është drejtuar opinionit pas votimit të Qeverisë Hoti. Mirëpo, në oborrin e Kuvendit nga ku ai po mbante fjalim ka pasur tensione, pasi disa protestues  nga jashtë, me brohorima kundërshtuan fjalimin e tij.


    “Hajn”- u dëgjuan thirrjet e këtyre qytetarëve derisa Thaçi po mbante fjalimin.

    E pas fjalimit derisa, ai po larohej, situata u tensionua edhe më shumë ku protestuesit për pak sa nuk u përleshën edhe me policinë, shkruan Reporteri.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një grup i qetarëve protestuan para Kuvendit kundër Qeverisë së re. Disa nga ta kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!