Gjatë kohës sa presidenti po mbante konferencë për media, në hapësirën jashtë presidencës, një aktivist i VV’së ka drejtuar sharje ndaj presidentit Thaçi, duke bërtitur ‘hajnat në burg’.
Pas kësaj, ai është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar për në stacionin policor, shkruan Reporteri.
Mësohet se ai është Veron Hasani, aktivist i Vetëvendosjes. Hasani ka qenë edhe kandidat i VV-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
I njëjti në pamjet e Reporterit shihet duke u dërguar drejt stacionit policor.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme gjatë kohës kur po votohej Qeveria Hoti, por edhe pas kësaj një grup i qytetarëve kanë protestuar jashtë objektit të Kuvendit. Disa prej tyre madje kanë thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh edhe më tutje. /Reporteri.net