Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka bërtitur “hajn” dhe “pronto” në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi gjatë kohës sa ky i fundit po mbante një konferencë për media.
Ky aktivist që ishte jashtë rrethojave të objektit të kuvendit, është ndjekur nga truprojat e presidentit, derisa, më vonë është arrestuar.
Gjatë arrestimit, reaguan edhe disa kalimtarë të rastit të cilët ishin në vend të ngjarjes.
Personi në fjalë është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/878319149312867/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.