×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani nuk ia jep fjalën kryeministrit Avdullah Hoti

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 11:50

    Dje është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Pas formimit të kësaj qeverie, sot është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Kuvendit, e cila po udhëhiqet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani ani pse dje kishte refuzuar që ta drejtojë seancën ku u votua Qeveria Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Një detaj që është vërejtur gjatë seancës, është pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, kryeministri Avdullah Hoti shihet në video duke e ngritur dorën për marrë fjalën, por kjo kërkesë siç duket u refuzua nga kryeparlamentarja  Osmani.

    Në pamjet tjera, shihet se Osmani pasi e fton deputeten e radhës që ta marrë fjalën.

    Kujtojmë se dje Osmani hapur ka dalë kundër qeverisë Hoti, pasi ka thënë se ajo është krijuar nga presidenti Hashim Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!