Autoritetet doganore bullgare kanë gjetur 288 kg heroinë në një kamion iranian që hyri në vend nga Turqia.
Droga u zbulua të premten në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo, tha doganierja Ivan Kuchmov.
Heroina ishte vendosur në 144 pako të fshura brenda një makinerie që po transportohej me kamion.
Shoferi iraian dhe një shtetas turk u arrestua nga policia.
Ata përballen me 20 vite burg nëse dënohen për akuzat për trafik droge.
Bullgaria, që është rruga e kalimit të drogës nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në dy vitet e fundit për të parandaluar trafikimin e drogës.
Në vitin 2018, doganierët bullgarë konfiskuan gjithsej 1.021 kilogram heroinë në kufijtë e vendit, pothuajse 20 përqind më shumë se një vit më parë.