×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa e kritikoi ashpër por Hoti mendon ndryshe: Nuk jam i zemëruar me Vjosën që nuk e udhëhoqi seancën

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 20:37

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka qenë shumë komod dhe nuk ka pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë, duke qenë plotësisht i bindur se votimi i qeverisë do të kalojë.


    “Kam qenë plotësisht komod në votimin e qeverisë, nuk kam pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë”, është shprehur Hoti.

    Tutje, ai komentoi edhe veprimin e kryeparlamentare Vjosa Osmani, e cila refuzoi të udhëheq seancën e Kuvendit në votimin e qeverisë.

    “Besoj që i ka takuar, është dashtë, është obligim kushtetues ta udhëheq seancën. Mirëpo kjo nuk më ka zemëruar aspak sepse ka të drejtë t’ia kalojë edhe zëvendësve të vet udhëheqjen e seancës”, ka thënë Hoti në RTK.

    Ai gjithashtu foli edhe për rastin e ish-kryeministrit, i cili nuk e priti Hotin në zyre që t’ia dorëzojë postin.

    “Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Unë mendoj se kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale. Unë në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër, duhet të pajtohemi me rotacionet e pushtetit”, shtoi Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!