×
  • Sport
  • Sport

    Ky futbollist largohet nga Ballkani për të vazhduar jetën në Itali

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 13:24

    Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani i Therandës, e ka përshëndetur në mënyrë speciale futbollistin Elbasan Gashi, i cili do ta vazhdojë jetën në Itali.


    Ballkani ditën e sotme ia ka lëshuar fletëlëshimin, ndërkohë që e ka përshëndetur në mënyrë dinjitoze, duke ia dorëzuar një mirënjohje për kontributin e dhënë në klub.

    “Do të më mungoj shumë futbolli i Kosovës, pasi e kam kaluar një pjesë të mirë të jetës këtu. Në Itali do të bashkohem me bashkëshorten. Klubit të Ballkanit i dëshiroj shumë suksese dhe shpresoj shumë se do ta fitojnë titullin kampion”, ka thënë Elbasan Gashi për “Zeri”.

    “Mbetem me shpresë se edhe në Itali do të vazhdoj me futboll”, shtoi Gashi.

    Mbrojtësi Gashi ka bërë karrierë edhe në Lirinë e Prizrenit dhe te Hajvalia.


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!