×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli mezi pret rikthimin në fushë: Ndihem i zbrazët pa topin

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 14:48

    Arbër Zeneli ka thënë se mezi pret që të rikthehet në fushën e lojës


    Ylli i Kombëtares së Kosovës po e ndjen mungesën e futbollit dhe në një postim të bërë në Instagram ka bërë të ditur se mezi pret që të rikthehet në fushë, shkruan Reporteri.net

    Zeneli që para 1 viti pësoi një lëndim të rëndë tani është rikthyer dhe është i gatshëm për lojë.

    “Imagjinoni të mos luani një ndeshje të plotë për një vit? Ndihem i zbrazët pa topin, mezi pres të rikthehem për sezonin e ri,” ka shkruar Zeneli në Instagram.

    Ndryshe, rikthimi i Zenelit është lajm fantastik edhe për Kombëtaren e Kosovës, e cila mund të llogarit në të për ndeshjet e ardhshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!