×
  • Sport
  • Sport

    Grezda merr një dënim të rëndë nga klubi pas sulmit që ia bëri kundërshtarit

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 9:52

    Telashet për Eros Grezdën s’kanë të ndalur.


    Përleshja me një futbollist kundërshtar po i kushton shumë.

    Dënimi i fundit nga Federata kroate ishte nën nivelin e pritshmërive.

    Por përveç 4 javëve pezullim nga Federata, sulmuesi gjakovar do të përballet edhe me një gjobë që i ka vendosur klubi i tij Osijek, pikërisht për incidentin e ndodhur.

    Klubi kroat ka vendosur t’i ndërpresë 20% të pagës vjetore Grezdës, shifër kjo maksimale e lejuar.

    Grezda pati sherr me sulmuesin e Rijekës Antonio Collak, në parkingun e stadiumit, pas një ndeshjeje të vlefshme për Kupën e Kroacisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!