×
  • Sport
  • Sport

    Planet e reja: Të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në një stadium

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 18:55

    Finalja e Champions League mund të luhet në Lisbonë.


    Sipas asaj që shkruajnë mediat në mbarë botën, qyteti luzitan ka mposhtur konkurrencën e Frankfurtit dhe Moskës që ishin gjithashtu në garë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve pas tërheqjes së Stambollit që ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe.

    Plani i qeverisë së futbollit evropian është që në gusht të nisin me 4 ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë.

    Kjo do të thotë që do të shmanget sistemi me ndeshjet vajtje ardhje. Megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtarizmi pritet që të vijë në datën 17 qershor pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!