×
  • Sport
  • Sport

    Një klub, dy kombe: Dokumentari për Trepçën fiton çmimin kryesor në L’Equipe, publikohet në korrik

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 19:35

    Prestigjiozja franceze, L’Equipe ka zgjedhur sot fitues dokumentarin që ka të bëjë me futbollin e Kosovës, saktësisht me Trepçën


    Dokumentari ka të bëjë me historikun e klubeve nga Mitrovica dhe është realizuar nga shkolla Celsa, e cila sot zuri vendin e parë në “L’Équipe Explore Prize”, raporton Reporteri.net.

    Shkollat që kanë të bëjnë me profesionin e gazetarisë garojnë çdo vit dhe L’Equipe në fund bën përzgjedhjen e më të mirëve.

    Kësaj radhe ishte shkolla Celsa që fitoi çmimin kryesor me dokumentarin që e ka realizuar në Mitrovicë.

    Në këtë dokumentar një rrëfim interesant e tregon edhe ish-futbollisti i Trepçës, Bardhec Seferi, ndërkaq në të do të flasin edhe shumë persona të tjerë.

    Ky dokumentar është realizuar nga Valentin Berg, Sylvia Bouhadra, Lise Boulesteix, Auguste Canier, Adrien Grange, Yann Haefele, Fiona Meynier, Timothée Talbi dhe Simon Suzac.

    Dokumentari pritet që të publikohet në L’Équipe gjatë muajit korrik. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!