×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani u ndalë me barazim nga Drenica, ky është reagimi i Ismet Munishit

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 21:06

    Ballkani i Ismet Munishit është futur në një ‘krizë’ të vogël të rezultateve dhe golave.


    Në dy ndeshjet e para pas pandemisë, ‘portokallinjtë’ kanë dështuar ta gjejnë rrugën drejt rrjetës, ndërkohë që pas barazimit të fundjavë ndaj Drenicës, tashmë e kanë humbur edhe kreun e tabelës, shkruan Gazetasheshi.com.

    Megjithatë, kjo nuk e shqetëson shumë teknikun Munishi, i cili ka mbetur i kënaqur nga ajo se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë ndeshje.

    “Ne kemi parë edhe skuadra me të mëdha që kanë dominuar dhe nuk kanë shënuar. Nuk e deshti që topi të futet në gol. Unë jam i kënaqur me angazhim dhe lojën e futbollistëve. Mendoj se është çështje fati. Topi nuk deshi të futej në goll ose ndoshta edhe është futur, por unë nuk kam mundur edhe ta vërejë nga pozita ku isha”, deklaroi pas ndeshjes Munishi për “KTV”.

    Në kuadër të xhiros së 24-të, Ballkani udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Flamurtarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!