Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë me konferencë për media pas 40 rasteve të reja me coronavirus.
Ministri Zemaj tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë sot ka marrë vendim që qysh nesër do të ketë lëvizje të lirë edhe të kufijve tokësor dhe se pretendimet i kanë t’i hapin shpejt edhe kufijtë ajror.
“Pretendimet tona janë që së shpejti të hapen edhe kufijtë ajror, të ruajmë njëri-tjetrin, shëndetin dhe të shtojmë kujdesin. Mos të përhapim panik, sepse s’i ndihmon askujt dhe vetëm e dëmton zhvillimin e Kosovës dhe i ndihmon interesat e individëve edhe në dëmtimin e shëndetësisë kosovare”, tha Zemaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.