×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi paralajmëron rikthim të masave në rast se vazhdon të rritet COVID-19

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 11:36

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie, ka paralajmëruar rikthim të masave në rast se vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus.


    “Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes, atëherë institucionet e Kosovës, do të detyrohen të kthejnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.”, ka thënë ai para medieve, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi ka thënë se përkeqësimi i situatës do ta dëmtojë jo vetëm shëndetin tonë por do ta prekë rëndë edhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

    Deri te rikthimi i masave, sipas tij, mund të vijmë nëse qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Numri i rasteve të reja sipas tij, rrezikon tërë atë që kemi arritur deri më tani përfshirë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe atyre të policisë.

    Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.

    Ditën e djeshme në Kosovë janë konfirmuar edhe 40 raste të reja me COVID-19, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,234. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!