×
  • Sport
  • Sport

    Pandemia godet financiarisht Barcelonën, ulen sërish rrogat e lojtarëve

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 17:22

    Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar shumë skuadra në aspektin financiar, dhe këtu nuk bën përjashtim as një emër i madh si Barcelona.


    Drejtuesit katalanas ja ulën me 70% pagën në muajin maj lojtarëve dhe janë gati ta bëjnë sërish të njëjtën gjë.

    Barcelona po parashikon t’i ulë pagat e futbollistëve dhe stafit në masën 70% ndërsa për dy javët e para të qershorit reduktimi do jetë në kuotën 50%.

    Kampionati spanjoll do të rifillojë më 11 qershor, pas ndërprerjes për më shumë se dy muaj për shkak të Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!