×
  • Sport
  • Sport

    Merret vendimi i madh për sportin në Kosovë

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 19:15

    Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).


    Ministria e Shëndetësisë më poshtë ka treguar disa pikë se si duhet vepruar në këtë kohë pandemia të gjitha klubet, nëse synojnë që sporti t’i kthehet normalitetit.

    Pas diskutimeve të hollësishme u vendos si në vijim:

    PËR STËRVITJE:

    1. Mund të fillojnë me stërvitje secili klub sportiv nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
    2. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH-së që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive.

    Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)

    1. Mbikëqyrësit e objekteve të lartpërmendura marrin përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet, korridoret, zhveshtoret, toaletet dhe çdo hapësirë tjetër si dhe
    2. Pranimin e letrave me shkrim nga prindërit, sportistët, trajnerët dhe zyrtarët e tjerë me të cilën dëshmohet përgjegjësia për zbatimin strikt të masave dhe instruksioneve të OBSH, MSH, IKSHP dhe FN.

    PËR FILLIMIN E GARAVE

    Federatat Sportive të Kosovës në bashkëpunim me Klubet sportive përkatëse marrin tërë përgjegjësinë si në vijim:

    1. Përcaktimin e kohës optimale për fillimin që duhet të jetë në harmoni edhe me udhëzimet e federatave Ndërkombëtare përkatëse;
    2. Marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH, Udhëzimeve të IKSHP, Manualin e MSH që do të hyjnë në fuqi me 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
    3. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive;
    4. Secila federatë Sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1686812274809686&id=597689407055317&__xts__%5B0%5D=68.ARA-4PHHVSvSHMjtLu_KHw-F4QfTVh_klC-L4nQn85k2D19Bn8GwO2lh8JbxVZ_vTUHFqxAad_9hR_Oqef1dWk4PkQL-YHij5YDUFGVE2r1CISr4uCk_PHaKIC_-832UQP6Pj3ACGJjvnFQ1FJXTxbpjyV_vJomr3GmQc8b_C3bv2V-0oS2lxgMPdMTPvWK90pLc_aDt01cP7IRSFl7j75SHYcu63Jo4Waou4lMXlP0JNVCOzEz5vBJ9Gg_C_bOSFlaJnDkzv6dwwc2qMY4Lg3JnWD4YdNJOQtT-65TyNob5cOrAWeGLXqs8J-a9yQdSqtDZZObdhyufVqXHGqgLa5zl1w&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!