Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të prezantojë platformën e qeverisë për dialogun me Serbinë para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Këtë prezantim ai do ta bëjë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Gjithashtu, në agjendën e sotme të Hotit, ai do të takohet edhe me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Agjenda e Kryeministrit Hoti për sot:
1. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje) KOHA: 11: 00
2. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)KOHA: 12:00
3. Kryeministri Avdullah Hoti prezanton në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun. VENDI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. KOHA: 13:30
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.