×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Moto GP, anulohet Çmimi i Madh i Italisë

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 15:29

    Çmimi i Madh i Italisë, i planifikuar fillimisht për 31 maj dhe u shty për shkak të pandemisë koronavirus, u anulua të mërkurën [sot].


    Fillimisht u shty në një datë të mëvonshme kur ishte caktuar për 31 maj, Çmimi i Madh i Italisë i organizuar në rrethin e Mugello u anulua zyrtarisht të mërkurën, për shkak të pasojave shëndetësore të pandemisë koronavirus, transmeton lajmi.net.

    Mugello u bë pistë për herë të parë në vitin 1976 dhe u bë një pistë e përhershme në 1991.

    “Megjithë përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje, pamundësia e organizimit të një ngjarje të hapur për publikun dhe vështirësitë që lidhen me këtë situatë të jashtëzakonshme do të thoshin që ne nuk mund të gjenim një datë të re për Çmimin e Madh të Italisë” , tha Paolo Poli, president i qarkut Mugello.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!