×
  • Sport
  • Sport

    Tash e 7 vite në koma, Schumacher tani drejt një ndërhyrje kirugjikale

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 17:46

    Që prej 2013-tës, Michael Schumacher vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Aksidenti i pësuar duke bërë ski në Alpet e Francës e çoi në koma legjendën e Formula 1.


    Edhe pse informacionet rreth shëndetit të tij mbeten tejet të rezervuara, së fundmi raportohet se ai mund t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

    Në tetor të 2019-tës, Schumacher kreu një operacion për të zëvendësuar qelizat burimore.

    Mediet në Itali raportojnë se tanimë është planifikuar një operacion i ngjashëm për të bërë transfuzionin e të njëjtave qelizave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!