Besa e Pejës e ka siguruar rikthimin në Superligë, por gjendja e stadiumit “Shahin Haxhiislami” ku i luan ndeshjet ekipi pejan, nuk ofron kushte për tu luajtur takimet e elitës së futbollit kosovar.
Tribuna në pjesën perëndimor ka përfunduar dhe është bërë edhe pranimi teknik, por në të nuk ka ulëse, kurse brenda më së paku i ngjan zhveshtores së futbollistëve.
Të reshurat e shiut dhe koha e ftohët gjatë dimrit, kanë bërë që zhveshtoret të mbulohen nga myku, kurse edhe dhoma e trofeve lë për të dëshiruar.
Në fakt, zhveshtoret në këtë tribunë janë improvizuar, pasi nuk kanë qenë të planifikuara, por me rrënimin e tribunës kryesore, pejanët nuk kanë pasur mundësi tjetër.
Që nga viti 2017, ka nisur të ndërtohet edhe tribuna kryesore e stadiumit, e cila nuk po e gjen fundit tash e 36 muaj.
Vlera e projektit është 687 mijë e 308 euro, por ka pasur problemet dhe zhagitje gjatë punimeve.
Në tenderin fitues me konzercium, kanë qenë dy kompani, Codex Group dhe TIC Prishtina.
Conex Group i ka ndërprerë punimet duke mos e vazhduar punën dhe për këtë Komuna e Pejës i ka dërguar vërejtjet, duke kërkuar ndërprerjen e kontratës.
Por, më pas ka ndodhur një takim mes Komunës dhe kompanisë së dytë TIC Prishtina, e cila i ka marr obligimin që ti kryejë punimet, ani pse me një intenzietet shumë të vogël.