Luka Jovic ka pranuar të transferohet te Milani.
Sulmuesi serb kaloi verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milion eurove, por aventura spanjolle nuk ka shkuar siç duhet.
Vetëm dy gola të shënuar në 24 aktivizime, janë shumë pak. Kuqezinjtë e pëlqejnë 22-vjeçarin, të cilin e shohin si zëvendësuesin perfekt të Zlatan Ibrahimovic.
Le Bombe di Vlad raporton se Jovic ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në Serie A.
Tani i mbetet Milanit të gjejë një akord me “Los Blancos”. Marrëdhëniet mes dy klubeve kanë qenë historikisht të mira dhe nuk pritet të hasen probleme në gjetjen e një marrëveshje.
Klubi italian do të provojë huazimin e lojtarit ofensiv, ndërsa Reali do të tentojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.