×
  • Sport
  • Sport

    Zgjedh një ekip italian Rashica larg Bundesligës, nuk pranon as klubet angleze

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 10:42

    Milot Rashica ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe është shumë pranë largimit nga Werder Bremen.


    Pas interesimit të disa klubeve të rëndësishme në Bundesligë dhe Premier League, Napoli është vënë pas mesfushorit 23-vjeçar.

    Radio Marte raporton se Napoli e kërkon me ngulm lojtarin e kombëtares kosovare, i cili ka dy vite që është protagonist. Rashica te Napoli do të zëvendësonte anësorin Jose Callejon, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor dhe nuk pritet të rinovojë.

    Për Rashicën, menaxher i të cilit është Altin Lala, kanë interes edhe Wolves, Aston Villa dhe RB Leipzig. Rashica këtë sezon te Werder Bremen ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!