×
  • Sport
  • Sport

    Trazohet jeta e yllit të Manchester Unitedit, i zbulohet babai bilologjik

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:35

    Quhet Michael Boye Marquaye, ka qenë futbollist i përfaqësueses së Ganës dhe pretendon se është babai biologjik i “yllit” të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.


    Në një lidhje me stacionin radiofonik ganez, “Starr FM”, ai i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.

    “Marcus Rashfordi është djali im dhe ai e di këtë. Edhe pse ne nuk jemi takuar me njëri-tjetrin disa vjet.”

    Sipas Michael Boyet, i cili është 65 vjeç dhe jeton në Angli, futbollisti i famshëm i “Djajve të kuq” ishte rezultat i një marrëdhënieje që ai kishte pasur me Melania Rashfordin, 22 vjet më parë.

    “Marcusi u zemërua sepse ai mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu”, shpjegon Michael Boye. Marcusi, i cili lindi në vitin 1997 në Wythenshawe, mendohej se ishte djali i Joseph dhe Melanie Rashfordit.
    Michael Boye argumenton se ai e ka zbuluar këtë sekret për të njoftuar botën për rrënjët ganeze të Rashfordit, i cili luan për përfaqësuesen e Anglisë. Ai këmbëngul se nuk po kërkon të përfitojë financiarisht nga ky lajm.

    “Nuk jam ai soj personi që kërkoj një mënyrë të thjeshtë për të marrë para ose bëhen të famshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!