×
  • Sport
  • Sport

    Sezon fantastik, Atletiko Madrid me klauzolë Të frikshme për lojtarin

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 14:50

    Manchester City dhe Manchester United janë vënë pas Thomas Partey-t, lojtarit të Atletikos.


    Drejtuesit e klubit madrilen, të shqetësuar nga zërat e merkatos, kanë vendosur një klauzolë largimi që është rreth 50 milionë euro.

    Thomas ka treguar rritje në nivel loje këtë sezon, me trajnerin Simeone që i ka besuar një vend titullari. Thomas ka qënë pjesë e Atletiko Madrid B, ku ra në sy për cilësitë që kishte.

    Thomas numëron për këtë sezon 24 paraqitje në kampionat, 8 në Champions dhe 2 në Superkupën e Spanjës.

    Trajneri Simeone ka paralajmëruar largimin këtë sezon, çka do i hapte rrugë edhe një largimit të lojtarit. Fjalën e fundit do e thotë vetë lojtari, por fillimisht fokusi është te fusha e lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!