20 klubet e Premier League-s, të mbledhur në një video-konferencë, kanë miratuar në unanimitet protokollin për t’u rikthyer në fushë, duke zgjidhur edhe çështjen e fundit që kishte lidhje me stadiumet që nuk plotësonin kushtet e protokollit të pandemisë.
Kështu, policia ka dhënë “ok” dhe çdo klub i Premier League do të luajë në stadiumin e vet ndeshjet dhe ky vendim do të ndryshojë vetëm nëse ka ndonjë situatë tjetër në lidhje me infektimet në Britani.
Në mbledhjen e fundit janë aprovuar gjithashtu edhe fanellat speciale për javën e parë të rikthimit që do të kenë një mesazh kundër racizmit.
Në çdo fanellë, në vendin e emrit do të shkruhet mesazhi kundër racizmit për të mbështetur protestat e shumta që janë bërë në botë pas vdekjes së Gorge Floyd.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.