×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ka një mesazh për tifozët e Juventusit para ndeshjes me Milanin

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 17:18

    Juventusi rikthehet sot në fushat e blerta pas ndalimit të futbollit për shkak të pandemisë Koronavirus.


    Kampionët e Serie A do të përballen me Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në orën 21:00.

    Kjo është sfida e kthimit mes dy skuadrave, me sfidën e parë në San Siro që u mbyll me rezultatin 1-1. “Zonja e Vjetër” shihet si skuadra favorite për të kaluar në finale, por duke parë që kjo sfidë do të luhet pa tifozë, Milani beson.

    Një futbollist që nuk i ka harruar tifozët, është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez postoi në faqen e tij zyrtare në Twitter një mesazh për tifozët bardhezi, duke shkruar: “Kudo që të jeni, gjithmonë do të jemi së bashku!”. Një mesazh fantastik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!