×
  • Sport
  • Sport

    Sarri flet për penaltinë e humbur të Ronaldos

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 10:52

    Maurizio Sarri e ka komentuar penaltinë e humbur të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Milanit


    Juventusi mbrëmë luajti me Milanin ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, me ndeshjen që përfundoi 0-0, por Zonja e Vjetër pavarësisht këtij rezultati u kualifikua në finale, pasi lojën e parë në San Siro kishte barazuar 1-1.

    Në përballjen e mbrëmshme rastin më të mirë për Juventusin e kishte CR7, i cili dështoi nga penaltia, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Biankonerëve, Maurizio Sarri ka thënë se Ronaldo ishte i pafat dhe se ai nuk është mësuar që të humbas penalti.

    “Ai nuk është mësuar të humbasë një penalti, ai ishte i pafat,” ka thënë Sarri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!