Juventusi, Milani, por edhe të gjitha klubet e tjera të Serisë A, mund të kenë kënaqësinë që të rigjejnë tifozët e tyre nëpër stadiume, duke filluar nga data 10 korrik.
Kjo është prapaskena që ka sjellë në vëmendje e përditshmja prestigjioze, “Repubblica”, e cila zbulon detaje të rëndësishme pas mbledhjes së bërë në orët e fundit nga strukturat sanitare italiane.
Sigurisht që nuk do të ketë një dyndje apo stadiume të mbushura në kapacitete maksimale që në fillim, por një përqindje e vogël, nga 10-15 për qind e ndenjëseve të disponueshme nga impiante të ndryshme mund të kenë shumë shpejt vizitorë, në mënyrë që beteja në fushën e lojës të ketë edhe fansat e saj nga shkallët e impianteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.