Mediat britanike janë duke raportuar se Xherdan Shaqiri është i pari në listë për t’u larguar nga Anfield.
Jurgen Klopp do të tentojë të largojë futbollistë para se të afrojë dhe përvec Shaqirit, Origi, Lovren gjithashtu janë në dyshim.
Kurse pavarësisht shumë spekulimeve, të paprekshëm janë treshja Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
E njëjta vlen edhe për Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson, po ashtu edhe mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho.
Kurse hapi i radhës që klubi do të bëjë është blindimi i Virgil van Dijk dhe Alisson Becker .
Milner, Naby Keita, Joe Gomez, Alex Oxlade-Chamberlain dhe portieri Adrian që të gjithë do të vazhdojnë në Anfield.
Problemi qëndron te Gini Wijnaldum, kontrata e të cilit skadon vitin 2021.
Jurgen Klopp po mundohet ta bindë që të qëndrojë.
Me ardhjet e reja gjatë verës, Klopp do të synojë të fitojë sërish Premierligën, pasi pothuajse tashmë është fitues për sezonin 2019/20.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.