×
  • Sport
  • Sport

    Mosha veç numër, CR7 e poshtëron me këtë lëvizje futbollistin e Milanit

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 13:49

    Cristiano Ronaldo është 35 vjeçar dhe vazhdon të tregojë formë të lartë duke luajtur për një klub të madh siç është Juventusi


    Juventusi mbrëmë barazoi 0-0 me Milanin në kuadër të Kupës së Italisë, me portugezin që në këtë takim humbi një penalti, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht se dështoi nga pika e bardhë ai tregoi një ndeshje fantastike.


    Madje në fund të ndeshjes ai e poshtëroi Diego Laxaltin e Milanit duke e bërë që uruguaiani të përfundonte te reklamat pas portave.

    Pasi poshtëroi Laxaltin portguezi tentoi dhuroi një tjetër moment magjik duke krosuar topin në stilin ‘Rabona’, por që krosimi nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!