×
  • Sport
  • Sport

    Mallorca – Barca luhet pa tifozë, por ndeshja u ndërpre pasi një tifoz u fut në fushë

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 23:41

    E çuditshme, por e vërtetë. Një tifoz është futur në fushë gjatë ndeshjes Mallorca – Barcelona.


    Ndeshja që po zhvillohet aktualisht në Mallorca, ka treguar ngjarjen më interesante në futboll, pas pauzës së pandemisë Covid-19.

    Zyrtarisht, ndeshja e sotme luhet pa tifozë, por një ndodhi ka ngjallur shumë reagime e habi të madhe.

    Një tifoz është futur në fushën e blertë, duke bërë që ndeshja të ndërprehet.

    Askush nuk po e kupton se si një gjë e tillë ishte e mundur, duke ditur se ndeshja luhet me dyer të mbyllura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!