Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me coronavirus në vendin tone, çka ka shqetësuar jo pak institucionet gjegjëse të cilat në vazhdimësi po ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Para dy ditësh kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se situata me koronavirus në vendin tonë është alarmante.
“Nëse nuk vetëdijësohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar që t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, kishte thënë Hoti, shkruan Reporteri.net.
Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani më date 8 qershor kishte paralajmëruar rikthimin e mundshëm të masave, po qe se vazhdon rritja e numrit të rasteve me coronavirus
“Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, deklaroi sot Zemaj, shkruan Reporteri.net.
Reshitaj ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ftojnë ministrin e Shëndetësisë për raportim në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për të parë se si po menaxhohet kjo gjendje nga ky dikaster.
Kujtojmë se nga dita e premte në Kosovë janë konfirmuar mbi 110 raste me Covid-19, numër ky mjaft shqetësues pas lirimit të masave.
Komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Prishtinës janë vatrat me numrin më të madh të deritanishëm me 196, përkatësisht 168 raste.Në Kosovë deri më tani janë infektuar 1326 persona, 921 janër shëruar kurse 31 kanë vdekur. /Reporteri. net/.