×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj flet për rikthim të masave parandaluese dhe mundësinë e testeve masive

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 12:59

    Për nder të 14 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar te Gjakut, në Prishtinë janë vendosur tendat e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare, shkruan Reporteri.


    Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhuruar gjak në njërën nga tendat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

    Nga aty, Zemaj jepi një mesazh për qytetaret sa i përket dhurimit te gjakut.

    “Dhuroni gjak shpëtoni jetë për të mirën e qytetarëve”, tha ai.

    Zemaj ka folur edhe për rastet e infektuara me Coronavirus në ndërmarrjet publike, për të cilat tha se janë duke i analizuar këto raste.

    “Në Korporatën Energjetike të Kosovës siç ka ndodhur në Telekom, nuk do të lejojmë rikthim të virusit. KEK-u ka qindra sektor dhe nuk do të lejojmë përhapje të virusit, kjo na ka ndodhur ne Telekom, mirëpo këtu nuk do të lejojmë të na ndodhë’, tha ai.

    Ai foli edhe për lirimin e masave, ku tha se nuk do të ketë rikthim të masave rigoroze. Kurse shpreson se do të tejkalohen këto vala të Covid-19.

    “Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, u shpreh Zemaj.

    Ai tregoi se këto raste janë të kontaktit prej datës 28 si dhe nga tubimi që ka ndodhur. Ai tha se duhet ta kthejmë vetëdijesimit të mbahet distanca, pastërtia dhe përdorimi i maskave.Mes tjerash, Zemaj foli edhe për ardhjen e mërgimtarëve, ku tha se do të shqyrtohet edhe hapja e aeroportit.

    “Për te gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë të mos kemi rikthim të masave. Mërgata është në vlugun e ardhjes së tyre. Në lokale do të ketë edhe inspektime dhe 200 profesionistë shëndetësor do të bëjmë të mundshme që këto vizita të jenë orë pas ore”, shtoi ai./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!