Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka bërë që edhe aktiviteti i ekipeve kombëtare të futbollit të ndërpritet për një kohë. Kështu rrjedhimisht është shtyrë edhe dueli i Play Offit të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka theksuar se atmosfera te “Dardanët” është e mirë dhe se po ndjekin me kujdes çdo ndeshje të futbollistëve kosovarë që luajnë në klubet e tyre.
Përveçse janë duke ndjekur futbollistët aktual të Kosovës që luajnë në klubet evropiane, Shala ka deklaruar gjithashtu se dyert për t’u grumbulluar janë të hapura edhe për futbollistët që luajnë në Superligën e kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
“Dyert e Përfaqësueses, ashtu siç e ka thënë edhe Challandes dhe Bunjaki, janë të hapura për të gjithë futbollistët“, u shpreh Shala në RTK.
“Në janar kemi pasur një miqësore me Suedinë, ku shumica e futbollistëve kanë qenë nga Superliga dhe të cilët janë ndjekur me kujdes nga trajneri Challandes dhe stafi i tij”, vlerësoi ai.
“Besoj se edhe mosha ka një rol të rëndësishëm, sikur treshja e Ballkanit, si dhe Valmir Veliu i Llapit. Kanë potencial për Kosovën, por edhe për kampionate evropiane”, tregoi Bajram Shala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.