×
  • Sport
  • Sport

    Supergol nga jashtë zone, Jasir Asani shpërthen në Suedi me një perlë në minutat e fundit

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 23:11

    Sulmuesi i cili luan te skuadra suedeze i huazuar nga Partizani, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme, ku ka shënuar një perlë ndaj skuadrës Orebro.


    Në minutën e 92’, pas një topi të marrë, Asani lëshon një predhë nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

    AIK-u fitoi me rezultatin 2-0, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr supergoli i shënuar nga Asani.

    Kujtojmë se sulmuesi është i huazuar nga Partizani te AIK-u, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes. Më parë me skuadrën suedeze Asani kishte luajtur vetëm në Kupë, ku shënoi edhe një gol, por tani ka shkëlqyer edhe në kampionat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!