Ballkani i Ismet Munishit nuk ka arritur ta gjejë ende rrugën drejt golit në tri ndeshjet e para pas rikthimit të garës në futbollin kosovar.
Këto rezultate u kanë konvenuar rivalëve të këtij ekipi, të cilët edhe e kanë parakaluar në renditjen tabelare.
Tekniku i kësaj skuadre, Ismet Munishi, ka deklaruar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” se kur dështon ekipi i tij gëzohet e gjithë Kosova, transmeton Gazetasheshi.com,
“Një kohë Manchester United bënte kërrdi në Angli dhe kur humbiste Manchesteri gëzohej e gjithë Anglia. Kështu jemi bërë edhe ne në Kosovë, kur po barazojmë, e cila për ne është sikurse humbje po gëzohet e gjithë Kosova”, deklaroi Munishi.
Aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e tretë të renditjes tabelare pas Prishtinës dhe Dritës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.