Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Uashington nuk shkohet për një marrëveshje të fshehtë.
Ai ka kërkuar përkrahje nga të gjithë akterët politikë në dialogun me Serbinë.
“Deklaratat e bëra nga analistë të caktuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk ndihmojnë. Nuk ka agjendë sekrete. Nuk ka marrëveshje të fshehta. Nuk ka plan sekret”, ka thënë ai në rrjetin social Twitter.
“Kërkoj fuqimisht që të gjithë të i bashkohen procesit dhe të na ndihmojnë ne – dhe rajonin, që të arrijmë një marrëveshje finale me jetëgjatësi mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi një momentum, falë SHBA’së dhe aleatëve tanë – dhe ka ardhur koha që të sjellim finalizimin e paqes vendeve tona dhe rajonit”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.