Zlatan Ibrahimovic ka shkaktuar kundërthënie në Suedi, pasi dyshohet se i ka shkelur rregullat e COVID-19 duke hyrë në zhveshtoren Hammarby.
Sulmuesi veteran është duke u rikuperuar nga lëndimi në vendin, ndërsa e ka shfrytëzuar rastin që ta shikojë ndeshjen e klubit që e pronëson pjesërisht në sfidën ndaj Osterstund në kuadër të ligës Allsvenskan.
Pas fitores prej 2-0, ai thuhet të ketë shkuar në zhveshtore për t’i uruar lojtarët për suksesin e arritur, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, Gazzetta dello Sport dhe mediume tjera raportojnë se në këtë mënyrë e ka shkelur protokollin shëndetësor, sipas të cilit vetëm lojtarët dhe stafi teknik kanë të drejtë të hyjnë në zhveshtore.
Mediat suedeze bëjnë të ditur se Federata e Suedisë pritet të nisë një hetim lidhur me sjelljen e Ibrahimovicit. Në ndërkohë, Milani nuk do ta dënojë, sepse i ka thënë leje që të kthehet në vendin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.