×
  • Sport
  • Sport

    Messi apo Ronaldo? Alex Morgan zgjedh më të mirin në botë

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 12:52

    Superyllja e SHBA-së, 31 vjeç, ishte në kopertinën e FIFA 16 së bashku me Messin në Amerikë.


    Ashtu si shumë futbollistë, trajnerë dhe ekspertë të tjerë, Morgan u pyet për mendimin e saj për yllin e Barcelonës dhe atë të Juventusit, përcjell lajmi.net.

    “Unë do të duhet të them Messi”, tha zëvendës-kapitenia e SHBA-ve.

    “Ai është shumë më i mirë… është një nivel më lartë se çdo lojtar tjetër që unë shikoj”.

    “Ai është një lojtar me të vërtetë emocionues për t’u parë”, kishte thënë ajo.

    Ndryshe, Morgan u shpall kampion bote me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vit më parë dhe konsiderohet si një nga futbollistet më simpatike dhe më të talentuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!