×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi i shumëpërfolur ndërmjet Thaçit e Lajçakut

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 17:07

    Ka nisur takimi në mes të presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.


    Temat e diskutimit midis presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të emëruarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian ende nuk dihen, por takimi midis tyre është përfolur shumë gjatë.

    Presidenti Thaçi kishte deklaruar disa ditë më parë se me Lajçakun do të takohet vetëm nëse e di se çfarë do të jetë në agjendë të diskutimit.

    Miroslav Lajçak, ka arritur sot në Kosovë. Kjo vizitë e tij vjen menjëherë pasi i Dërguari Special i Presidentit të SHBA-ve,  Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur takimin midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington më datë 27 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!