Është gjetur edhe trupi i dytë i fëmijës që ra në pusetë në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e dy fëmijëve.
Të dy fëmijët që humbën jetën sot nuk janë të së njëjtës familje, teksa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë, Ambulanca, Policia e Kosovës bashkë me pjesëtarët e Forenzikës.
Rasti thuhet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.