Arminia Bielefelt është kthyer në Bundesliga pas 11 viteve, pasi që skuadra nga Vestfalia lindore ka arritur që të kualifikohet në sezonin e 18të 2020/21 të garës më prestigjioze gjermane.
Fitorja e Arminia prej 4-0 kundër Dynamo Dresden në xhiron e 31 e që ishte e mjaftueshme që ata të kthehen në Bundesligë pas 11 viteve mungesë. Kjo u arrit pasi që vendi i dytë, Hamburgu barazoi sot në xhiron e 32-të kundër Osnabruckut.
Pasi kaloi më shumë se një dekadë në ligën e dytë dhe për tri vite në ligën e tretë, Bielefeld janë kthyer dhe shpresojnë shumë se do ia dalin më mirë sezonin e ri.
Fatmir Vata në një paraqitje të tij me Ariminia Bielefelt në sezonin 2005/06
Ariminia kishte rënë nga Bundesliga më 2009 dhe kjo i goditi ata shumë.
Kujtojmë se për këtë skuadër ka luajtur edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Fatmir Vata gjatë sezoneve 2001-2007 ku nga 128 paraqitje, mesfushori ofansivë kishte shënuar 19 gola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.