Protestuesit nën nofkën “Xhaketat e Verdha” në Francë, kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit në Paris, për të dërguar mesazhin tek presidenti Emmanuel Macron se rindërtimi i katedrales Notre Dame, nuk është problemi i vetëm që Franca duhet ta zgjidhë.
Sikur uniformat që mbajnë protestuesit për të rënë në sy, zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”.
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontrollë situatën, shkruan Rel.
Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, penzionerin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.