×
  • Sport
  • Sport

    Freiburgu ia vazhdon kontratën Amir Abrashit

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 15:58

    Klubi gjerman Freiburg, ka njoftuar se mesfushori shqiptari, Amir Abrashi, ka vazhduar kontratën.


    Abrashi edhe pse ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon, shkaku i problemeve fizike, vazhdon të gëzojë respekt te klubi i tij.

    Shkaku i kësaj palët kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës, por nuk i kanë bërë të ditura detajet.

    “Amir Abrashi thjesht përshtatet në mënyrë perfekt te Freiburg. Energjia që ai tregon në fushë dhe jashtë saj, është shumë e rëndësishme për ekipin tonë dhe strukturat e tij”.Ne jemi shumë të kënaqur që ai ka këto cilësi dhe vijon të na i vërë në dispozicion”, ka thënë Drejtori Sportiv i Freiburgut, Klemens Hartenbach.

    Abrashi kishte kaluar te Freiburgu në verën e 2015 nga Grasshopers, ku deri tani ka zhvilluar mbi 90 takime dhe ka shënuar katër gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!