×
  • Sport
  • Sport

    Agim Sopi e nis me fitore aventurën e re në Suedi, mposhtë skuadrën më të fortë në ligë

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 10:55

    Ish-trajneri i Feronikelit, Agim Sopi, e ka filluar mbarë aventurën e tij te Osterlen FF


    Osterlen FF që bën gara në Ligën e Katërt të Suedisë në ndeshjen e parë e ka mposhtur skuadrën më të fortë në ligë, Bromolla me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Kampionati ku garon klubi i tij Osterlen FF ka 14 skuadra, derisa synimi është që të ngjiten një rang më lartë, pra në Ligën e Tretë.

    Sopi e ka përforcuar skuadrën me transferime nga klubet e njohura suedeze si Trelleborg e Malmo FF dhe duket se në fund do ta arrijë objektivin që ka.

    Ndryshe, 51 vjeçari nga Shkupi për më shumë se 3 dekada jeton dhe vepron në Suedi.

    Ai ishte edhe ndihmëstrajner i U-21 të Maqedonisë ku edhe arriti një sukses historik duke u kualifikuar në Euro 2017. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!