Vetëm 47,5 përqind e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpi të cilat i zotërojnë, treguan të dhënat e Zyrës së Statistikave të Gjermanisë (Destatis).
Sipas të dhënave të publikuara nga Destatis, shkalla e pronësisë së vendeve të banimit vitin e kaluar në Gjermani ka qenë 47,5 përqind që paraqet një rënie për 0,5 përqind në krahasim me vitin 2008.
Përkundër financimeve të lehtësuara në saje të normës së ulët të interesit, shkalla e pronësimit të banesave në Gjermani nuk ka pësuar rritje dhe mbi gjysma e shtetasve gjermanë vazhdojnë të jetojnë me qira.
Rol për mosrritjen e pronësisë së shtëpive ka luajtur çmimi i lartë i banesave, që është 30 herë më shumë sesa kostoja vjetore e qirasë, oferta më e lartë sesa kërkesa si pasojë e imigrantëve, kushtet e ndryshueshme të punësimit dhe kostot e larta të kërkuara nga agjentët e shitjeve.
Në mesin e vendeve të BE-së, vendi që ka shënuar shkallën më të lartë të pronësisë ka qenë Rumania, një nga vendet më të varfra të Unionit.
Rreth 98,7 përqind e shtetasve rumunë jetojnë në shtëpitë e veta.
Franca e ka 64 përqind shkallën e pronësisë së shtëpive, kurse Norvegjia 81 përqind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.